Qeveria lehtësoi masat e lëvizjes në datën 18 maj kur hoqi të gjitha autorizimet dhe lejoi lëvizjen e lirë të qytetarëve deri në orën 21:00. Por fundjava “do të jetë si ajo e shkuara” – tha Rama.
Mëngjesin e së dielës, në 24 maj besimtarët musliman festojnë Fiter Bajrami-n. Ata mbidhen në xhami e sheshe për të shënuar kulmin e një muaji agjërim me lutje. Por sipas rregullave të njoftuara shkurtimisht nga kryeministri Rama në orën 22:00 të së premtes, kjo nuk është e mundur.
Fundjavën e kaluar u lejua lëvizja e pensionistëve dhe prindërve me fëmijë mbi 14 vjeç, mes orës 05:00 dhe 21:00.
Pas njoftimit të Kryeministrit Rama, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ka kërkuar besimtarëve të mos e respektojnë vendimin që i pengon atyre faljen.
“Edi Rama me 1500 police sup me sup dhunoi te dielen me 17 maj te gjitha rregullat e pandemise per te prishur Teatrin. S’mund te guxoje te ndale Faljen e Bajramit. MOS JU BINDNI!!” – shkruan Vasili.