Kryeministri Edi Rama është kandidati më i votuar i zgjedhjeve në 25 prill. Sipas të dhënave nga KQZ ai ka marrë deri më tani 10,946 vota. Pas tij renditet Niko Peleshi me 10,712 vota.
Ndërsa në Tiranë Belinda Balluku nga PS dhe Belind Këlliçi nga PD janë më të votuarit deri më tani.
Sipas të dhënave nga KQZ Balluku zë vendin e parë me 3900 vota ndjekur nga Këlliçi me 1645 vota.