Rama me ministrat bëjnë bilancin e përmbytjeve: Jemi më mirë se 10 vite më parë

Nga Exit News
Rama me ministrat bëjnë bilancin e përmbytjeve: Jemi më mirë se 10 vite më parë

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe atë të Bujqësisë, Milva Ekonomi dolën në një konferencë për shtyp ku bënë bilancin e përmbytjeve krahësuar me 10 vite më parë.

Sipas Ramës këtë vit megjithëse kanë rënë më shumë reshje se në të shkuarën, situata e përmbytjeve ka  qenë më e lehtë.

Kreu i qeverisë u shpreh se përmbytjet e këtij viti shkaktuan dëme më të vogla krahasuar me vite më parë, ndonëse kishte reshje më të mëdha, për shkak të punës së përditshme në sistemet e kullimit dhe reformës së kryer për Emergjencat Civile.

“Bazuar në sasinë e reshjeve që jemi përballur këtë herë dhe bazuar në shifra krahasimore të sasive të reshjeve në momente të së shkuarës, ku reshje më të pakta kanë sjellë pasoja katastrofike, sjellim pasqyrën e një situate që lidhet me një punë të disa viteve për këtë ditë që lidhet me investimet e mëdha që janë bërë në sektorin e kullimit, lidhet me reformën e strukturës dhe varësisë së Emergjencave Civile dhe lidhet në tërësi të ngritjes në një lartësi tjetër të shtetit.” u shpreh Rama.

Ministri Peleshi paraqiti shifra të sipërfaqeve të përmbytura, sasisë së reshjeve, prurjeve të lumenjve të dhjetë viteve më parë dhe situatës aktuale.

Sipas Peleshit në vitin 2010 ka patur dy herë më pak reshje se në javën e fundit, e megjithatë, sipërfaqja e përmbytur ka qenë 3 herë më e madhe.

Peleshi tha se kaskada e Drinit është menaxhuar siç duhet pasi janë shkarkuar 45% e prurjeve në krahësim me 109%, një dekadë më parë.

Më pak shtëpi janë përmbytur se dhjetë vite më parë, shtoi ministri i Brendshëm.

Përtej menaxhimit të kaskadës, Peleshi tha se këto rezultate vijonë nga:

“Investimet në programet e ujitjes dhe kullimit, këto janë rritur mer disa fish se në të kaluarën. Më shumë se investimet ka qenë pjesa soft, decentralizimi drejt pushtetit lokal, kanalet sekondare i kanë kaluar bashkisë ndërsa primare, ministrisë së bujqësisë. Janë shtuar edhe investimet në infrastukturë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>