Kryeministri Rama ka akuzuar Presidentin Ilir Meta se është zhveshur nga roli i tij si Kreu i Shtetit dhe është zhytur në një fushatë politike “për të shpëtuar nga falimenti” Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ky reagim i kryeministrit erdhi në përgjigje të akuzës që Presidenti Meta bëri ndaj qeverisë, kur e quajti ‘juntë me grusht të hekurt’, në një shënim në rrjetin Facebook.
“Mos prisni asgjë tjetër nga Ilir Meta të paktën deri në 25 prill, përveç përshkallësimit të retorikës që na turpëron të gjithëve ne.” – tha Rama.