Rama: Meta vizitoi një provokator në spital, dënon dhunën kur policët dëmtohen

Nga Exit News
Rama: Meta vizitoi një provokator në spital, dënon dhunën kur policët dëmtohen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të presidentit Ilir Meta kundër dhunës policore ndaj protestueve.

Përmes një postimi në Tëitter, Rama shkruan se Meta nuk hezitoi të vizitonte në spital një provokator në protestat kundër qeverisë, ndërsa dënon dhunën e policëve kur ata dëmtohen nga protestuesit.

“Kur policia reagoi ndaj një provokatori famoz gjatë ushtrimit të dhunës opozitare tek Kuvendi, Ilir Meta vrapoi në spital për të vizituar heroin e dhunës! Kur policit të shtetit, i nxjerrin syrin dhunuesit me kapuçë të nxitur prej tij e Saliut, Ilir Meta dënon dhunën policore!”

Rama u shpreh se Shqipëria do të ecë përpara me mund dhe nuk do të kthehet në “përsheshin e Ilirit dhe Saliut”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>