Kryeministri Rama deklaroi të premten se Kosova dhe Shqipëria nuk duhet të presin që presidenti Vuçiç të njohë pavarësinë e Kosovës.
Gjatë konferencës për shtyp pas takimit me Hotin, Rama u shpreh:
‘Presim që presidenti i Serbisë të njohë Kosovën?! Mos i pritni këto! Nuk kanë për të ndodhur kurrë. Është shah, jo boks.’
Kryeministri komentoi dhe akuzat ndaj tij dhe Thaçit për planin e shkëmbimit të territorit dhe ndarjes së Kosovës:
“E kemi të lehtë të biem në gracka fare banale siç është edhe gracka e një grupi që është angazhuar për ta ndarë Kosovën, jo nga jashtë por nga brenda.
U gjetën armiqtë dhe u ndërtua historia. Kjo është tallja më e madhe që mund të bëhet me popullin por mbi të gjitha me fëmijët e Kosovës.
Si u ndaka Kosova “mçeftas”?!
Një grup njerëzish me në krye Hashim Thaçin do ta ndanin Kosovën, ku do ta çonin në shtëpi, apo do ta fusnin në bagazh të makinës siç doli edhe lajmi për Behxhet Pacollin?!”