Rama: Mosliberalizimi i vizave me Kosovën turp, minishengeni do të japë zgjidhje për njohjen e Kosovës

Nga Exit News
Rama: Mosliberalizimi i vizave me Kosovën turp, minishengeni do të japë zgjidhje për njohjen e Kosovës

Kryeministri Edi Rama e konsideroi një turp mosliberalizimin e vizave me Kosovën, ndërsa theksoi se pjesmarrja e Kosovën në minishengen do të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës nga Serbia.

Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Rama tha se Kosova po mbetet peng e dinamikave të brendshme të vendeve anëtare të BE-së.

Mosliberalizimi i vizave për Kosovën është një turp për BE. Kosova është marrë peng i dinamikave të brendshme në vende të caktuara të BE. Kosova e paguan me mosliberalizim të vizave, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e paguajnë me sajesa pas sajesash.”

Ndërkohë në lidhje me minishengenin, ai u shpreh se do të sjellë më shumë ekonomi, paqe në rajon dhe njohjen e Kosovës.

“Zgjerimi dhe integrimi i tregjeve në rajon nuk sjell asgjë të keqe, përkundrazi sjell më shumë ekonomi, punësim dhe mundësi për paqe apo zgjidhjen përfundimtare të çështjes themelore, që është njohja e Kosovës nga Serbia”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>