Rama sërish në kërkim të një investitori serioz për ARMOn

Nga Exit News
Rama sërish në kërkim të një investitori serioz për ARMOn

Kryeministri Edi Rama njoftoi se është në kërkim të një investitori tjetër seriozë, për të rindezuar rafinerinë e Ballshit.

“Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë!”, shkroi Rama në një një postim në Twitter, sot, 28 tetor, drejtuar naftëtareve në grevë.

Rama përsëriti qendrimin e tij se “me presione dhe ultimatume” nuk ka diskutime:

“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume!”.

Ai u shpreh i gatshëm të shkojë t’i takojë grevistët, por pasi ata të dalin nga greva:

“Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria”.

Rama i tha naftëtarëve se duhet të pranojnë të dalin në asistencë, përndryshe “ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>