Kryeministri Edi Rama premtoi të martën në Kolonjë se do PS do ta bëjë Shqipërinë “kampione të turizmit”.
Ai tha se kjo do të bëhet përmes investimeve në në portin e Durrësit, në Vlorë, në Sarandë.
“Aeroporti i Kukësit do nisë së shpejti punë, edhe Aeroporti i Vlorës për pak kohë do të fillojë punë, edhe Aeroporti i Sarandës do jetë gati. Do hapim shumë porta për të ardhur në vendin tonë”, tha Rama gjatë takimit elektoral në Kolonjë.
Gjatë premtimeve që u dha qytetarëve për turizmit, Rama përmendi sërish ujin 24 orë.
Mungesa e ujit në Shqipëri është një problem që nuk është zgjidhur prej vitesh na qeveritë në Shqipëri. Të gjitha partitë e kanë premtuar, por edhe pas dy mandatesh PS premton sërish ujin 24 orë.
“Korça është afirmuar si destinacion. Kjo bashki do ketë ujë 24 orë, në të gjithë territorin e saj”, tha Rama.
Më tej ai premtoi investime në agro turizëm.
“Do investojmë, që të vijnë sa më shumë turistë. Në Rehovë më tregonin se vinin francezë. Ne do shkojmë më larg edhe se kaq. Ne mund t’ia dalim dhe do tejkalojmë tifozllëkun politik, duke parë interesin e përbashkët”, tha Rama.