Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se qeveria ka marrë një goditje prej 700 milionë eurosh nga pandemia.
I ftuar te emisioni ‘Të pa ekspozuarit’ ai u pyet nga moderatori Ylli Rakipi se çfarë ka bërë qeveria me 200 milion euro nga 500 milion euro të marra borxh për të menaxhuar pandeminë.
“Ne e morëm vendin me borxh 74%, nga pandemia, kemi marrë një goditje 700 milionë. E kemi marrë në të ardhura. Na kanë rënë të ardhurat e shtetit”, tha Rama.
Kryeministri tha se në kohë pandemie, “qeveria mori borxh edhe për programe të tjera dhe nëse do të merrte 500 milionë dhe do ti shpërndante të gjitha atëherë buxheti i shtetit do të ishte bosh”.