120 kuksianët demokratë që do të ulen në aeroportin e Kukësit më 25 prill janë truk i Ramës për të shitur premtimet e tij.
Neritan Sejamini, në emisionin “Me Pak Fjalë”, u shpreh se Rama më shumë gjasa “do të prenotojë një udhëtim çarter, ndoshta me Air Albania, nga Londra në Kukës pak ditë para zgjedhjeve, në një spektakël elektoral që do të rrezikojë jetë”.
Sepse, sipas tij, gjasat që aeroporti i Kukësit të jetë gati dhe i çertifikuar për fluturime ndërkombëtare, qoftë edhe çarter, janë thuajse zero.
Njësoj ai do të përdorë “fondet e huaja të dhëna deri tani—— rreth 300 milionë euro—si dhe rreth 300 milonë euro të tjera të dhëna nga buxheti, para rreth 600 milonë euro për të ndërtuar shtëpitë dhe infrastrukturën”.
Rama do i inagurojë dhe trumbetojë të gjitha si i tregues i aftësisë së tij për të mbajtur premtimet duke punuar për njerëzit.
Pra, nga rilindas në mandatin e parë dhe të dytë,— Rama po synon të shfaqet si rindërtues për të fituar mandatin e tretë.