Kryeministri Edi Rama ka nisur përgatitjen për zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare të vitit 2025. Ai shpalli detyrat e deputetëve për përmirësimin e strukturave dhe analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.
“Ju duhet të punoni tani për zgjedhjet vendore dhe për zgjedhjet e vitit 2025. Të analizoni mandatin e dytë për të kuptuar se si duhet të reformoni qeverisjen dhe strukturën e PS.
Me gadishmëri maksimale duhe të hapim PS, një mundësi të besueshme përfshirje për të gjithë ata që duhet të bëhen pjesë e familjes”, i tha Rama, deputetëve socialistë në mbedhjen e sotme, 10 maj.
Ai u shpreh se “kush nuk e ka arritur objektivin në zgjedhjet e 25 prillit duhet tja lërë vendin dikujt tjetër”. Gjithashtu ai shpalli krijimin e një “komisioni riorganizimi për të drejtuar këtë proces, nën drejtimin e të deleguarve, të cilët do të sjellin anëtarësime të reja dhe do të drejtojnë lëvizje të brendshme organizative”
Më 12 qershor, PS do të organizojë kongresin e jashtëzakonshëm të partisë, ku do të zgjidhet asambleja kombëtare. Anëtarët e Asamblesë do te jenë deputetët me rezultate më të mira në zgjedhjet e 25 prillit.
Qeveria e re do të formohet në shtator, njoftoi Rama në fund.