
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Këshillin e 11 të Stabilizim Asociimit, ku është takuar me Shefin e Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell dhe komisionerin europian për zgjerim, Oliver Varhelyi.
Temat e diskutimit të takimit janë integrimi europian i Shqipërisë dhe përballimi i pandemisë.
Lajmin e bëri të ditur kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili shkruan:
“Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europiane Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis. Lajme shumë të mira kemi sot.”
Rama do të dalë në konferencë për shtyp në orëmn 14:00 sëbashku me Borrell dhe Varhelyi.