Rama njofton mbërritjen e dozës tjetër të vaksinave

Nga Exit News
Rama njofton mbërritjen e dozës tjetër të vaksinave

Kryemistri Edi Rama deklaroi se në vend kanë mbërritur 7020 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa njoftoi se vendi do të marrë vaksina nga AstraZeneca.

Përmes një postimi në Facebook, Rama pohon se Shqipëria është një nga dy vendet në Ballkan që ka nisur vaksinimin e popullsisë.

Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca “

Ai njofton gjithashtu se nga sot do të jenë në dispozicion dy spitale rajonale për pacientët me Covid, duke theksuar se qytetarët duhet të respektojnë rregullat antiCovid.

Më 11 janar mbërritën 975 dozat e para, të cilat iu dhuruan Shqipërisë nga një shtet anonim. Ndërsa dozat e dyta, të cilat do të administrohen nga 2 shkurti e në vazhdim janë pjesë marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer.

Më 1 shkurt, në vend mbërritën 1170 dozat e para nga 500 mijë dozat e dakordësuar mes qeverisë dhe Pfizerit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>