Rama njofton monitorimin e tokës bujqësore me dronë

Rama njofton monitorimin e tokës bujqësore me dronë

Dronët që qeveria bleu nga Turqia do të përdoren edhe për monitorimin e tokës bujqësore, ka deklaruar sot kryeministri Rama.

Nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Rama tha se me anë të dronëve do të bëhet e mundur që mblidhet informacion për sipërfaqen e tokës së punuar dhe kulturat e mbjella në to.

Dronët do të monitorojnë gjithashtu territorin për ndërtimet pa leje, prekjen e pyjeve dhe lumenjëve pa patur nevojë për të nxjerrë inspektorë në terren, tha Rama.

Ai theksoi se Shqipëria është e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor për shumën e fondeve të miratuara për bujqësinë nga BE.

Rama iu tha fermerëve që nuk mund të mbjellin “ç’të thotë mendja” por të studiojnë cilat kultura do t’i japin më shumë akses në treg në mënyrë që më vonë të mos ankohen pse shteti nuk iu blen prodhimin.

Kryeministri premtoi trefishimin e sipërfaqes së serave dhe dyfishim të financimit për bujqësinë duke shtuar skema të reja përtej atyre nga BE. Ai njoftoi se nga janari, fermerët do të kenë në dispozicion 146 mln euro falë AZHBR-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>