Rama njofton ndërtimin e aeroportit të Vlorës pa tender

Rama njofton ndërtimin e aeroportit të Vlorës pa tender

Kryeministri Rama njoftoi sot, përmes një postimi në Facebook, se qeveria mori një “kërksesë zyrtare” për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Kryeministri gjithashtu njoftoi se punimet do të fillojë në qershor të këtij viti.

Sipas OraNews, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës konfirmoi sot se “oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction”.

Njoftimi i Kryeministrit është paksa i çuditshëm, po të kujtojmë se vetëm më 10 tetor 2017 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli fituesin e tenderit për bërjen e studimit të fizibilitetit për aeroportin e Vlorës. Tenderi u fitua nga Seed Consulting, me një ofertë sa 98.6 për qind e buxhetit maksimal të vënë në dispozicion. Në përgjigje të një kërkese për informacion nga Exit, Ministria refuzoi të japë detaje të mëtejshme mbi ofertat e tre kompanive të tjera konkurruese të kualifikuara.

Seed Consulting është në pronësi të pronarëve të Atelier 4, një kompani arkitekturore që ka qenë e përfshirë ngushtë me projektet e rilindjes urbane të Ramës, që kur ai ishte kryetar i bashkisë së Tiranës.

Duke qenë se shpallja e fituesit të tenderit për studimin e fizibilitetit është bërë vetëm në tetor dhe kontrata ka qenë për një periudhë prej tre muajsh, kjo do të thotë se komplet rastësisht, sapo studimi ka përfunduar (këtë muaj) një konsorcium turk ” kërkoi “të bënte një” investim të madh strategjik” pikërisht në projektin që studimi duhej të vlerësonte!

Ajo që do të ndodhë më pas është që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës do të shqyrtojë këtë kërkesë “të pakërkuar”, do e miratojë me entuziazëm, do t’i japë pikë bonus konsorciumit, të hapë një tender publik që do të fitohet më pas nga konsorciumi turk në fjalë për shkakt të pikëve bonus. Kuptohet që më pas konsorciumi jo vetëm do ta ndërtojë aeroportin por do të ketë dhe të drejtë për ta shfrytëzuar e menaxhuar atë..

E njëjta procedurë me një “kërkesë të pakërkuar” që çoi më pas në një “fitim të domosdoshëm” të një tenderi publi u përdor dhe në projektin e ndërtimit të Rrugës së Arbërit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>