
Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në Policinë e Shtetit pas vrasjeve të ndodhura në Velipojë, sot, 27 qershor.
Në një deklaratë për median, nga Vlora, pas takimit me Asamblenë e PS-së, Rama u shpreh se do të takohet me ministrin e brendshëm dhe disa drejtues të policisë “për të lacuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit të policisë”.
Pak pas mesnatës së 27 qershorit, 4 persona u vranë dhe 2 të tjerë u plagosën pas një konflikti me armë për zonat e stacioneve të plazhit.