Rama nuk heq dorë nga shembja e Teatrit: do e bëjmë si stadiumin e ri

Rama nuk heq dorë nga shembja e Teatrit: do e bëjmë si stadiumin e ri

Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga qëndrimi i tij për ta shembur Teatrin Kombëtar.

Pas ngjarjeve të paradites së sotme, ku policia ushtroi dhunë duke goditur artistët dhe qytetarët, Kryeministri i ka cilësuar si minorancë ata që kërkojnë me protesta që teatri të mos shembet.

Përmes dy postimesh në profilin e tij zyrtar në Twitter, Rama thotë se “Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse”. Këtu ai merr si shembull ndërtimin e stadiumit të ri.

Postimi i plotë i Ramës:

Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar,po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë.

Lajme te ngjashme