
Kryeministri Edi Rama kritikoi kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli për menaxhimin e qytetit.
“Sa i përket administrimit të vogël unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar, jo vetëm për Vlorën por me bashkitë që kanë detyrime ekstra që lidhen me industrinë e turizmit”, u shpreh tërthorazi Rama per median, pas takimit të Asamblesë së PS-së, të dielën, në Vlorë.
Të shtunën, Rama, gjatë vizitës në Vlorë u shoqërua me nënkryetarin e Bashkisë Vlorë, duke i treguar hapur problemet e tij me Lelin.