Kryeminsitri Rama ka përjashtuar mundësinë që qeveria shqiptare të organizojë fluturime çarter për të kthyer në Shqipëri qytetarët shqiptarë që kanë mbetur të izoluar në vende të tjera për shkak të ndërprerjes së transportit ndërkombëtar.
Janë me qindra persona që kanë qenë duke udhëtuar në vende të tjera dhe kanë mbetur andej pas vendimeve të njëpasnjëshme nga shumë vende, përfshi edhe Shqipërinë për të ndaluar udhëtimet ajrore, detare dhe një pjesë edhe ato me makinë.
Një pjesë e tyre po përjetojnë probleme edhe për qendrimin në vendet ku kanë mbetur, për shak të mbylljes së shumë hoteleve dhe dyqaneve të shërbimeve.
I pyetur të enjtën në mbrëmje në emisonion opinion në Tv Klan, Kryemsintiri Rama u përgjigj se harxhimi i parave për të pajtuar avionë çarter nuk është prioritet, pasi paratë duhen për qëllime të tjera. Një udhëtim çarter mund të kishtojë disa dhjetëra mijëra euro.
Përgjigjja e Kryeministrit është cinike pasi vetë ai i ka të zakonshme udhëtimet çarter. Ai ka kryer gjatë viteve të fundit dhjetëra udhëtime të tilla, të paktën një here në Skoci, në Kinë, në Hong Kong, në Izrael, në Gjermani, etj.
Së fundmi, ai ka udhëtuar me çarter në disa nga udhëtimet e tij në rolin ne Kryetarit-në-detyrë të OSBE-së. Po kështu kanë udhëtuar edhe qeveritarë të tjerë të lartë socialiste.
Kur bëhet fjala për të kthyer qytetarët në Shqipëri dhe e vetmja mënyrë eshtë fluturimi çarter, qeveria, sikurse u shpreh Kryeministri nuk e ka prioritet.