
Qeveria nuk do të marrë asnjë masë të re shtrënguese për të ndaluar përhapjen e Covid-19 pavarësisht numrave rekord të infektimeve gjatë javës së fundit. Strategjia e qeverisë për ditët në vazhdim do të jetë rritje e gjobave dhe kontrolleve në rrugë dhe në biznese.
“Po studiojnë kufizime të reja me impakt minimal ekonomik dhe maksimal në uljen e infektimeve. Nuk ka masa të reja sepse komiteti bënë vlerësimin”, u shpreh Kryeministri Rama në një konferencë për shtyp të hënën.
Kryeministri u shpreh se nëse masat aktuale zbatohen atëherë numri i infektimeve do të ulet.
Numri i të infektuarve ditorë në vend ka kaluar 1000 raste. Norma mesatare e të infektuarve është 405 të infektuar për 100 mijë banorë.
Sipas, Ministres së Shëndetësisë Manastirliu njësoj është rritur numri i viktimave dhe shtrimeve në spitalet kovid.