Kryeministri Edi Rama nuk ka komentuar mbi propozimin e opozitës jashtëparlamentare (PD dhe LSI), për hapjen e listave 100 %, të publikuar, të dielën, në media.
Rama, pas takimit me shtabin elektoral të PS, të hënën, në mëngjes u shpreh se shqyrtimi i propozimit është detyrë e “grupi që merret me reformën zgjedhore”.
Kryeministri shtoi gjithashtu se për PS-në dhe qeverinë “është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën”.
Listat e hapura nuk u pranuan nga PS, e cila propozoi një sistem me lista të mbyllura. Sistemi i propozuar prej tyre krijon vetëm një mundësi të vogël që ndonjë ndonjë kandidat shumë popullor që nuk behet dot deputet sipas renditjes së partisë të bëhet duke zëvendësuar fituesin e fundit nga lista e partisë.