
Kryeministri Edi Rama tha të premten gjatë një taksimi ne fermerët në Berat se objektivi i PS është që të arrijë një miliardë dollarë eksporte në vit.
“Bëhet fjalë për të gjithë Shqipërinë. Asnjëri nga këta si kanë ditur kthesat dhe skutat e labirintit në tregjet e huaja dhe bashkëpunimit me partnerë të tjerë, vjen dita që një njeri nga zona këtu, që e ka nisur duke mbledhur bimë medicinale, sot tregton në SHBA, Korenë e Jugut, pa diskutuar fare vendet e Evropës e Rajonit”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se “shembulli i fermerëve të Moravës, është për t’u ndjekur në të gjithë territorin e vendit”.
Ai tha se duhet të nxitet agroturizmi dhe të rikthehen sa më shumë emigrantë.