Rama: Objektivi i PS që eksportet të arrijnë në një miliardë dollarë në vit

Nga Exit News
Rama: Objektivi i PS që eksportet të arrijnë në një miliardë dollarë në vit

Kryeministri Edi Rama tha të premten gjatë një taksimi ne fermerët në Berat se objektivi i PS është që të arrijë një miliardë dollarë eksporte në vit.

“Bëhet fjalë për të gjithë Shqipërinë. Asnjëri nga këta si kanë ditur kthesat dhe skutat e labirintit në tregjet e huaja dhe bashkëpunimit me partnerë të tjerë, vjen dita që një njeri nga zona këtu, që e ka nisur duke mbledhur bimë medicinale, sot tregton në SHBA, Korenë e Jugut, pa diskutuar fare vendet e Evropës e Rajonit”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se  “shembulli i fermerëve të Moravës, është për t’u ndjekur në të gjithë territorin e vendit”.

Ai tha se duhet të nxitet agroturizmi dhe të rikthehen sa më shumë emigrantë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>