Kryeministri Edi Rama u shpreh se ai i ka thënë fund përdorimit të mësuesve për politikë.
“Në 2013, gati çerek shekulli pasi komunizmi na la shëndenë koha kur mësuesit viheshin në rresht dhe mbushnin sheshet e mitingjeve elektorale të kryeministrit të kohës apo vendet e shfaqjes së kohës të partive të opozitës, si të ishin ata figurantët e paradave të dikurshme të 1 majit komunist që parakalonin kundër mbarë botës”, u shpreh Rama gjatë prezantiit të programit të arsimit në faqen e tij në Facebook.
Ai kujtoi se “mësuesit u përdorën për t’i bërë karshillëk opozitës që protestonte për të hapur kutitë e votimit”. Rama u shpreh se rikthimi i përdorimit të mësuesve do të ndodhë nëse në pushtet do të vijë opozita.
“Këta duan ta vënë në arsimin në hyqmin e Markut, të Gjekmarkut ishte realiteti i hidhur i marrëdhënies së pushtetit me shkollat. Ja ku i keni tre ministrat e arsimit të KÇK-së, dy personazhe autosatirike, të klubeve të natës mediatike dhe një zonjë e njohur vetëm për fjalorin sharje shifës, foltore më foltore. Të tre reaksionarë, sharëxhinj, si sharrëxhinj, sharroj me sharr dhe si sharëxhi, shaj e shaj”.