Kryeministri Edi Rama u shpreh se do të mratohet një “paketë e tretë në varësi të dinamikës”.
Ai theksoi se asnjëherë nuk ka premtuar një paketë të tretë. I ftuar në emisionin Opinion, të Blendi Fevziut tha se:
“Nuk e kam thënë asnjëherë që do të ketë. Unë nuk numëroj miliona në televizor, por shoh shifrat konkrete dhe disbursimet të të gjitha vendeve. E çfarë janë nga ato shifra kredi e çfarë janë pagesa direkte është një gjë krejt tjetër”.
Ai tha se në disa vende, si për shembull Serbia, qytetarët kanë marrë më pak se sa qeveria ka deklaruar.