“PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Zgjedhjet i takojnë popullit jo partive” — u shpreh Kryeministri Edi Rama në monologun e tij të përjavshëm sot në Facebook.
Kryeminsitri Rama ftoi opozitën për dialog. Ndër të tjera ai tha se:
As nuk bëhet fjalë që të humbasim kohë dhe energji në fushë betejën e improvizuar ku na thërret më kot Partia Demokratike.
Thirrje ime përsëri për PD-është: Bujrum! Të dialogojmë dhe të votojmë së bashku çdo ndryshim që sipas tyre forcon ligjin e zgjedhjeve. Të votojmë së bashku për çdo mekanizëm që i duhet Partisë Demokratike që të ndjehet plotësisht e garantuar në zgjedhje.
Qëndrimi im është i pandryshuar për atë që nuk kemi në dorë. Prandaj, PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Zgjedhjet i takojnë popullit jo partive. Qeveria zgjidhet nga populli dhe jo çadrat e partive.
PD ka deklaruar menjëherë se nuk do të hyjë në zgjedhjet e 7 majit, në qytetin që ajo qeverisi me një bilanc katastrofik për 21 vite me radhë. Uroj të rimendohen dhe të mos i lënë demokratët e thjeshtë pa alternativën e tyre.