Rama: PD të harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve

Rama: PD të harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve

“PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Zgjedhjet i takojnë popullit jo partive” — u shpreh Kryeministri Edi Rama në monologun e tij të përjavshëm sot në Facebook.

Kryeminsitri Rama ftoi opozitën për dialog. Ndër të tjera ai tha se:

As nuk bëhet fjalë që të humbasim kohë dhe energji në fushë betejën e improvizuar ku na thërret më kot Partia Demokratike.

Thirrje ime përsëri për PD-është: Bujrum! Të dialogojmë dhe të votojmë së bashku çdo ndryshim që sipas tyre forcon ligjin e zgjedhjeve. Të votojmë së bashku për çdo mekanizëm që i duhet Partisë Demokratike që të ndjehet plotësisht e garantuar në zgjedhje.

Qëndrimi im është i pandryshuar për atë që nuk kemi në dorë. Prandaj, PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Zgjedhjet i takojnë popullit jo partive. Qeveria zgjidhet nga populli dhe jo çadrat e partive.

PD ka deklaruar menjëherë se nuk do të hyjë në zgjedhjet e 7 majit, në qytetin që ajo qeverisi me një bilanc katastrofik për 21 vite me radhë. Uroj të rimendohen dhe të mos i lënë demokratët e thjeshtë pa alternativën e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>