
Kryeministri Edi Rama është shprehur i indinjuar pas akuzës të ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Ddemokratike të Kosovës Kadri Veseli,
“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!” – shkruan Rama në Facebook.
Ai njoftoi se do të shprehet përsëri ditën e nesërme për këtë çështje dhe se mbështet të gjithë ata që luftuan me armë për të çprangosur Kosovën nga Sllobodan Millosheviçi.