Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten në Open në lidhje me largimet e Nasip Naços dhe Leter Kokës nga LSI dhe bashkimin e tyre me PS, se janë njerëz me të cilët ka punuar më herët.
“S’kam gjë personale me Monikën dhe Ilirin, LSI është trung familjarët e të tjerat janë gjethe, vjeshte, pranvere. Unë kam punuar me ata njerëz, jo vetëm këta, por edhe aty akoma ka njerëz që i respektoj si persona”, tha Rama.
Ai tha se çështja është tek sistemet, “janë sistemet që i korruptojnë”.
Rama tha se me të dy ka punuar drejtpërdrejt dhe ka pasur një raport korrekt.
“Me Lefter Kokën kam punuar, e më përpara, sepse ka qenë i PS, iku tek LSI e u rikthye. Këta janë njerëz që rikthehen sepse kanë vota, kanë komunitete’, tha kryeministri Rama.