“Duke mos qënë i integruar në BE, Ballkani ofron mundësi dhe është tërheqës për aktorët e tretë që nuk kanë të njëjtën sjellje, qëndrim e vlera si Bashkimi Evropian, BE”. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetaren Giorgia Orlandi, në Euronews Europe.
Rama theksoi se në dallim nga vendet e tjera të rajonit, “Shqipërtarët janë pro BE-së, ndërsa vendet e etjera kanë më shumë ndikime nga aktorë të tjerë”.
“Ne nuk jemi gati për tu anëtarësuar në BE, por jemi gati për të nisur bisedimet. Shqipëria e meriton të nisë bisedimet për anëtarësimin”, u shpreh ai.
Ndërsa për fitimin e mandatit të 3-të, Rama u përgjigj se ky është “një mandat për të përfunduar punën dhe jo shpërblim për punën e bërë”.
Gjithashtu, Kryeministri Rama përsëriti idenë e tij për shengeni rajon, dhe injoroi publikimin e dokumentave mbi ndarjen e kufijve në rajon.