Në procesin e përgatitjes dhe implementimit të identifikimit biometrik të zgjedhësve, Partia Demokratike do të ketë si ‘garanci’ postin e zëvendëskryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
I pyetur në Opinion, Kryeministri Edi Rama u shpreh pesimist për këtë zgjidhje të dakordësuar.
“Kjo është një gjë që kërkon kohë, unë jam pesimist. Kërkon sepse që nëse një vend shkon drejt teknologjisë, duhet të mos shkojë menjëherë por me faza. Nëse bëhet teknologjia, në malet më të larta shkojmë me teknologji. Nuk u bë teknologjia, nuk dëgjojmë më bërr bërr se si u sabotua.” – tha Rama.
Teknologjia në zgjedhje do të financohet nga Bashkimi Europian dhe do të kushtojë rreth 15 milion euro.