
Kryeministri Edi Rama komentoi në Euronews përgjimet e Bild për vjedhjen e votave.
Ai u shpreh se nuk i ka dëgjuar këto përgjime sepse “ndjen neveri”. Rama u shpreh se ato janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe nuk vërtetojnë asgjë.
I pyetur se pse ka vendosur në listën e PS emra të cilët janë të përmendur në këto përgjime, kryeministri u shpreh se “ndjen neveri për deklarata të nxjerra nga skutat” dhe nuk pranoi se emra si Gjiknuri kanë të bëjnë me vjedhjen e votave.