Kryeministri Edi Rama e quajti—postimin e hartës së Kosëvës me flamurin serb nga Presidenti serb Aleksandër Vucic, në instagram — “hartë leshi që nxorri ai shoku në Beograd, që luan kukullash në Facebook”.
Gjatë monitorimit të procesit të vaksinimit të 250 mjekëve dhe infermierëve Kosovar në Kukës, të shtunën, Rama u shpreh se:
“Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook. Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin”.
Kundër postimit të Vuçiçit reaguan, të premten shumë politikanë kosovar dhe shqiptarë. Gjithashtu edhe BE e dënoi fort këtë postim.