“Kjo çështje [ligji i mbetjeve] nuk ka qenë kurrë për të bërë ndonjë gjë tjetër veçse për të miratuar legjislacionin e Bashkimit Europian. Ne jemi i vetmi vend në rajon që ende nuk kanë miratuar legjislacionin e BE-së për sa i përket riciklimit, që do të thotë e drejta e industrisë për të importuar dhe për të eksportuar.”
Kështu u shpreh kryeminsitri Edi Rama dje në një intervistë për televizionin francez France24.
Por, Bashkimi Evropian shprehet ndryshe për ligjin e importit të mbetjeve:
Në raportet e tyre shkruhet se:
Komisioni thekson se rregullorja 1013/2006 mbi Plehrat nga njëra anë e lejon importin e plehrave në një vend anëtar dhe nga ana tjetër i jep të drejtë qeverisë të çdo vendi anëtar të vendosë rast pas rasti, në përputhje me planet kombëtare të menaxhimit të plehrave.
Në lidhje me ligjin mbi importin e plehrave, Raporti i Progresit thotë se zbatimi i këtij ligji kërkon që Shqipëria të zhvillojë infrastrukturën e nevojshme, institucionet dhe një sistem për monitorimin kontrollues dhe raportimin e lëvizjes së plehrave.”
Në përgjigje të kërkesës së medias Abcnews.al, vitin e kaluar, për lejimin e importit të mbetjeve në vend, Komisioni Europian u përgjigj se Shqipëria nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e mbetjeve të importuara.
Nëpërmjet, zëdhënëses Dasara Zeneli, delegacioni është shprehur se Shqipëria duhet të përafrohet me direktivat e BE-së dhe duhen zhvilluar institucionet dhe sistemet e monitorimit, kontrollit dhe raportimit të lëvizjes së mbetjeve.
Kryeministri Rama me sa duket po përdor BE-në, si justifikim për miratimin e ligjit të importit të mbetjeve në Kuvendin e ri.