Rama përdor investimin në ujësjellësin e Kamzës, për të sulmuar PD-në

Nga Exit News
Rama përdor investimin në ujësjellësin e Kamzës, për të sulmuar PD-në

Kryeministri Edi Rama sulmi opozitën për mugesën e investimeve në ujësjellës kanalizime në Kamëz.

Në një postim në Facebook, Rama shkroi se:

“Kantieri i ujit në Bathore – Frutikulture – Laknas -Zallmner, një investim për 53 372 banorë të Kamzës, që votuan symbyllur në shumicë për 30 vjet PD-në dhe prej 30 vjetësh iu fishkëllejnë rubinetat kur i hapin për ujë”.

Rama e shoqëroi postimin me një video reklamuese të investimeve të qeverisë në kolektroin kryesor të zonës.

“Mijëra banorë e biznese të këtyre zonave nuk do të përballen më me përmbytjet tradicioale masive gjatë shirave, që pasonin shiun e votave për PD-në”, shkruan Rama.

Ai e quajti Kamzën “si pasqyra më besnike e paturpësisë “demokratikase” ndaj tyre”.

Me këtë investim, tha Rama “Kamza do të dalë më në fund nga mesjeta infrastrukturore ku jeton, zhvillon mitingje dhe voton PD-në prej 30 vjetësh…”.

“S’ka problem, i kemi ndarë punët, ne ndërtojmë me mund e durim Shqipërinë Europiane kudo, për të gjithë, PD-ja baltos punën tonë, kurdo e me gjithsej! Pa pikën e turpit”, përfundoi Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>