Rama përdor sërish studentët ekselent

Nga Exit News
Rama përdor sërish studentët ekselent

Kryeminsitri Edi Rama publikoi të mërkurën Jetëshkrimet e dy prej studentëve ekselent, të cilët kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e projektit Gati per Shqipërinë.

Siç e kemi shpjeguar, projekti i radhës që tenton të japë idenë se qeveria promovon ekselencën dhe e ka derën e hapur për të rinjtë, konsiston thjesht në një adresë e-maili [email protected]

Përmes e-mailit, studentët si brenda dhe jashtë vendit mund të kontaktojnë me Ramën ose ministrat për të paraqitur idetë dhe projektet e tyre për qevrisjen e tretë të socialistëve.

Duke promovuar cilësinë e aplikimeve të programit, Rama në fakt tenton të promovojë anasjelltas qeverinë.

Por, fakti që ekzistojnë qindra student shqiptar ekselent nuk është diçka që na e zbuloi Rama. Studentët ekselent gjenden në çdo kohë.

Ajo që i intereson publikut është të dijë a ka hapsirë në vend për kontributin e këtyre të rinjëve, si do të integrohen aftësitë e tyre me tregun e punës, a do të shmanget nepotizmi/korrupsioni dhe a do të promovohet meritokracia.

Një tjetër pyetje është se sa kushte krijojnë universitetet tona për të prodhuar studentët ekselent.

Rama ka ofruar pak ose aspak trasparencë në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve, kontrollin e aftësive të tyre si dhe me mënyrën se si apo ku do të angazhohen të rinjtë.

Në vend të përgjigjeve, kryeminsitri ka gati një formulë të gatshme, që e ka përdorur vit pas viti për të grumbulluar dhjetra projekte e programe, që shënjestronin të rinjtë ekselent.

LEXO  SHISH: Në rrjet u shpërnda propagandë kundër faktorit shqiptar në BE

Deri tani ato kanë patur funksion propagandistik kalimtar dhe, më shumë se të sillnin shpresë, ide dhe frymë të re, kanë shërbyer si mjet për të ingranuar disa të rinj në Partinë Socialiste.

 

 

 

Lajme te ngjashme