
Kryeministri Rama ka përgënjeshtruar akuzat e Partisë Demokratike, sipas së cilave ai ka gënjyer shqiptarët duke i premtuar një paketë të tretë ndihme financiare në fund të majit, të cilën nuk e ka miratuar ende.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se në 13 prill ka thënëse paketën e tretë do ta miratonte duke parë dinamikën e përhapjes së Covid-19 në vend dhe masat kufizuese. Meqë pjesa më e madhe e bizneseve u hap në mes të majit, qeveria nuk e pa të arsyeshme miratimin e një pakete tjetër ndihme.