Kryeministri Edi Rama ka sulmuar listën e PD-së dhe LSI-së në Lezhë. “PD ka anashkaluar PD e Lezhës, të cilës i është vënë në krye Marku dhe Gjekmarku. Personazhe qesharake të klubeve mediatike të natës”, u shpreh Rama të hënën, në prezantimin e deputetëve socialistë të Lezhës.
Ai u ndal tek dy kryesuesit e listës së PD-së për Lezhën Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj:
“Dy personazhe groteske që i njeh populli përmes salloneve, klubeve mediatiket të natës. Ekstremist në mendim. Reaksionar që e kanë kundërshtuar reformën në arsim duke qënë pedagog. Kanë mbajtur ndezur flakadanin e tifozllëkut partiak brenda universitetit. Nuk kanë çfarë t’i sjellin Lezhës përveç emrin në Parlament”.
Ndërsa Lulzim Bashë, Kryetarin e PD-së, Rama e quajti një kukull në duart e Sali Berishës:
“Lulzim Basha nuk është rrezik për demokracinë dhe as problem i këtij vendi por kukull në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës që e kanë lidhur me zinxhirin e Monikës dhe e kanë rrethuar me një taboror krushqish të uritur Kukull që nuk argëton askënd, përkundrazi nuk i duhet askujt”.
Për Monika Kryemadhin, Rama u shpreh se:
“Skuadra e Monikës e rëndësishmë ëshët ta kuptosh që PD është alternativë sado e lodhur e vjetëruar e marr peng në këtë kohë dhe moment të historisë nga Iliri dhe Saliu, por mbetet aty. Ndërsa Monika është problemi i madh i vendit tonë. Problem i madh i jetes politike, i vete politikës shqiptare”.
Në fund, Rama u shpreh se këto zgjedhje janë një zgjedhje mes drejtësisë së re dhe Ilir Metës:
“Këto zgjedje janë zgjedhje mes të ardhmes dhe të shkuarës, mes taksë progressive dhe të sheshtë, mes rilindjes urbane dhe anti qytetaris në planifikim dhe ndërtim, zgjedhje mes shëndetësisë që duam dhe asaj që kimin e kështu me radha, në fund, troç, është zgjedhje mes drejtësisë së re dhe Ilir Metës”.