
Kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e listës së Durrësit për zgjedhjet e 25 prillit.
Lajmin e konfirmoi vet kryeministri gjatë prezantimit të kandidatëve të rinj të PS në kuadër të nismës “Deputeti që duam”.
Gjatë bashkëbisedimit me anëtarët e rinj të PS, Rama tha se “unë do jem pjesë e skuadrës edhe në Durrës dhe ky mandat i tretë do të ketë një vend të veçantë për Durrësit si potencial i pashfrytëzuar”.
“Sot jemi në një udhëkryq mes të ardhmes dhe të shkuarës me një punë që vazhdon dhe nuk e bën dot askush më mirë se dhe pse ne nuk jemi më të mirë”, tha Rama.