
Kryeministri Edi Rama ju përgjigjë kritikave në rrjet për vendimin për strehimin e përkohshëm të afganëve në Shqipëri.
Ai shkroi në një koment në Facebook se fitorja e mandatit të tretë qeverisës ishte ‘autorizimin’ për të marrë vendime në emër të popullit.
“Vendimet i marrim me autorizimin e popullit qe na dha per te treten here besimin qe te bejme pikerisht kete, te marrim vendime e te bejme me te miren per Shqiperine”, ju përgjigjë ai kritikave se vendimin e ka marrë pa pyetur qytetarët.
Rama njoftoi të dielën se ka ofruar mbështetjen e vendit për strehimin e përkohshëm të afganëve, punonjës të qeverisë amerikane ose ata që janë në rrezik nga talibanët.
Ky vendim u mbështet edhe nga opozita.