Rama porosit Hajdarin: Thuaju naftëtarëve të dalin nga greva

Nga Exit News
Rama porosit Hajdarin: Thuaju naftëtarëve të dalin nga greva

Kryeministri Edi Rama theksoi sërish se nuk do të negociojë me naftëtarët nëse ata nuk dalin nga greva e urisë.

Duke folur në kuvend, Rama i ktheu përgjigje akuzave të deputetes Hajdari se fajtori kryesor për krizën e naftëtarëve është Rama:

“Ju gënjeni nga padituria. ju thoni se nafta po vidhet ndërkohë që fabrika është e fikur.

Ata nuk marrin rrogat sepse fabrika nuk punon. 

Nga ana tjetër është e pavërtetë kjo që thoni ju që unë hesh e bëj sikur dëgjoj.

Dëgjoj shumë mirë, por ka një problem. Ata janë punonjësit e një kompanie private sepse nuk është e shtetit, që nga koha e  qeverisë së partisë tuaj ajo nuk është më në dorën e shtetit.”

Rama theksoi se nuk do të bisedojë me naftëtarët pa dalë ata nga greva, sepse e ka ‘parimore, që nuk bisedon nën presion’.

Ai i tha Hajdarit se meqë ka kontakt me naftëtarët, t’i thotë që të dalin nga greva.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>