Kryeministri Rama premtoi të premten se Aeroporti i Kukësit do të nisë fluturimet vitin e ardhshëm.
Në një postim në Facebook, Rama ndau disa rendera të aeroportit të ri dhe premtoi se fluturimi i parë do të jetë me pasagjerë të përzgjedhur nga ata që e kanë përqeshur projektin e aeroportit në faqen e kryeministrit:
“[…]vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim “Migjenin” me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra.”
Siç Exit News ka shkruar më parë, aeroporti i Kukësit i është dhënë me koncesion për 35 vjet bashkimit të kompanive Bami shpk dhe Global Technical Mechanics shpk, dy kompani pa eksperienca të mëparshme në fusha të ngjashme.