Rama premton se do e kthejë Dibrën në qendër turistike

Nga Exit News
Rama premton se do e kthejë Dibrën në qendër turistike

Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe nga Dibra të njëjtin premtim, se do e kthejë Dibrën në qendër turistike.

“Dibra do të jetë destinacion turistik për dhjetëra mijëra, qindra mijëra, miliona turistë menjëherë pas daljes nga tuneli i pandemisë”, tha Rama të mërkurën gjatë një takimi ne Peshkopi.

“Një Dibër që do të jetë jastëku i gjelbër i metropolit të Shqipërisë. Nesër, pas pak vitesh do të shohim si mijëra njerëz do të nisen çdo ditë nga Tirana drejt Dibrës duke hyrë mes atij aksi të mrekullueshëm që zbulon një copë të panjohur të Shqipërisë, për të ardhur drejt Dibrës, për të shijuar mikpritjes”, tha ai.

Rama tha se në 2013 vendi rrezikohej nga një kolaps financiar por tani situata është ndryshe, pas dy mandateve të qeverisjes së tij.

Ai tha se “nuk jemi në errësirën në të cilën jetonim si një hije që na ndiqte nga pas, për shkak se gjysma e njerëzve, gjysma tjetër nuk paguanin energjinë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>