Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se qeveria do të paguajë rrogat e muajit mars për punonjësit e bizneseve që janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.
“Ata që kanë një rrogë në fund të marsit, në ato hallka të ekonomisë që janë këputur përfundimisht, ne do ti lëmë në dorë të sipërmarrësve. Në asnjë mënyrë!” pohoi ai në një komunikim në Facebook, por nuk dha as një hollësi tjetër mbi bizneset përfituese dhe masën e përfitimit.
Plani financiar do të bëhet publik brenda kësaj jave.
Bizneset e mbyllura me urdhër qeveritar janë kryesisht baret dhe restorantet.