Dozat e para të vaksinave në Shqipëri janë dhuruar nga një shtet i BE-së që kërkon të jetë sekret sipas kryeministrit Rama, ndërsa ka paralajmëruar se do të vijnë të tjera.
Gjatë një interviste në Open, Rama duke folur për vaksinat e siguruara nga marrëveshja me Pfizer, tha edhe:
“Është edhe linja tjetër. Prap do sjell vaksina me kuaj do jenë kuaj supersonikë që ju nuk i shihni dot”
Vaksina me kuaj ishte një shprehje që Rama e përdori gjatë emisionit si ironi kur u pyet mbi transparencën e procesit të ardhjes së vaksinës, pasi ajo u mbajt sekret.
“I kemi sjellë me kuaj dhe i kemi futur në arka domatesh. Ditën e hënë e kam futur në trupin tim jashtë kushteve se dua të vras veten. Këtu e mbyllim këtë.” tha Rama gjatë emisionit.