
Kryeministri Edi Rama deklaroi se presidenti i ri do të zgjidhet në bashkëpunim me PD-në.
“Është shumë herët për të folur për zëvendësuesin e tij (Ilir Meta), por ne do të konsultohemi me PD-në për emrin e presidentit të ri”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij me deputetët e rinj të PS-së, të hënën.
Rama konfirmoi se PS do të shkarkojë Metën nga posti i presidentit. Ai u shpreh se deputetët socialistë do të vootjnë në bllok shkarkimin e Metës:
“Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka bashkëpunim. Ilir Meta do të shkarkohet nga detyra i ndëshkuar nga populli shqiptar. Një personazh groteskt që turpëron çdo qytetar normal të këtj vendi me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i tij nuk është në dorën tonë. Por ne do të votojmë në bllok shkakrkimi”.