Kryeministri Edi Rama prezantoi programin elektoral të arsimit për zgjedhjet e 25 prillit, të martën në një aktivitet të shfaqur në faqen e tij në Facebook. Rama premtoi:
10 milionë euro në vit për stimulimin e universiteteve publike për hapjen e programeve të përbashkëta me universitetet e BE-së për teknologjinë, shkencën dhe matematikë.
Studentët shqiptarë mund të studiojnë në “Universitetit teknologjik të Stambollit, Akademinë italiane të Policisë pa qënë nevoja të largohesh nga Shqipëria”.
Ndërtimin e 3 kampuse universitare në Tiranë: kampusi i ri i Universitetit të Tiranës, kampusi i universitetit Bujqësor dhe kampusin e universiteti të Arteve.
Mbulim i kostove të punësimit me 50% për studentët e ekselencës në manifakturë dhe Teknologji Kompjuterike.
Futja e programit të gjuhës angleze që në klasë të parë në të gjitha shkollat e vendit.
Fund i mësimit me dy turne në mandatin e tretë.
Mësimi online do të mbyllë klasat kolektive në zonat e thella.
Ngritja e qendrave të kodimit sipas modelit të qëndrës TUMO, në Tiranë në Shkodër, Vlorë, Dibër, Korcë, Kukës, Berat dhe më pas në të gjithë Shqipërinë.
Hapja e programit kombëtar të arteve për shkollat e mesme.
Kryeministri u shpreh se në ndryshim nga opozita programi i të cilës është “menu dëshirash kap ca të kapësh”, PS ka një “plan veprimi të menduar me të gjithë mbështetjen financiare. Ne nuk jemi KCK por jemi qeveria sot dhe nesër”.