
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar qytetarëve të votojnë PS-në. Ai ka përdorur një krahasim me fotografi për të treguar ndryshimin, që sipas tij, qendron mes PD-së dhe PS-së.
Rama e ka shoqëruar fotografinë, ku tregohet një takim elektoral i PD-së dhe një moment nga vaksinimi i qytetarëve në Koplik, me postimin: “Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill”.
Ai u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhje për shëndetin, rindërtimin, drejtësinë, dhe rritjen ekonomike.