
Kryeministri Edi Rama vizitoi të martën Shkodrën për të propaganduar nisjen e vaksinimit të mjekëve të Shkodrës.
“Kemi ardhur t’ju bëjmë vaksinën, të shpëtoni nga ky siklet. Pa merak. Një nga një poshtë, mbaron sot. Të jeni mirë me shëndet”, i tha Rama të moshuarve që po prisnin të vaksinoheshin.
Të hënen erdhën në vend 7020 doza të vaksinës Pfizer kundra Covid-19. Vaksinat do të shpërndahen në Shkodër dhe në Vlorë. Vaksinimi ka nisur me vaksinimin e 45 të moshuarve e më pas tek mjekët.
Ato janë pjesë e marrëveshjes së vendit me kompaninë Pfizer.